24.4 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Kica-Xhelili ka disa fjalë për Mimoza Kusarin pas përplasjes së sotme në Kuvend

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e LDK-së, Daorsa Kica-Xhelili ka reaguar, pas një përplasje në mes shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe deputetit Avdullah Hoti.

Kica-Xhelili në një postim në Facebook, ka shkruar se i kujtohet momenti kur një ministre e kësaj qeverie, është munduar ta cenojë faktin që është grua e nënë e një vajze.

Ajo thotë se ministrja kishte përmendur këtë argument kundër saj.

Për këtë rast, deputetja thotë se nuk ka reaguar Mimoza Kusari – Lila, e as ndonjë deputet apo organizatë që mbron të drejtat e grave në Kosovë, mirëpo kur sot iu përmend Kusari-Lilës historiku i koalicioneve, po mëtohet të shitet si gjuhë seksiste dhe reagimet janë të ekzagjeruara.

“Këto janë grackat më të këqija të kauzave të vërteta. Standardet e dyfishta. Ekzagjerimet. Manipulimet”, shkruan Kica-Xhelili.

Të ngjashme

Të fundit