Rozë

Kiara Tito rrëfen për periudhën e vështirë të shtatzënisë, thotë se ka shtuar 25 kilogramë

By GAZETA SCANNER 1

April 08, 2024

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Kiara Tito, është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 po pret që të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, artisti shkodran Luiz Ejlli, do bëhen prindër të një vajze.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë që ishte e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, ajo ka ndarë disa detaje për periudhën e shtatzënisë dhe për problemet me të cilat po përballet.

E njëjta thekson se mezi po pret të mbarojë kjo periudhë në mënyrë që të fle e qetë.

Foto: Screenshot/YouTube

Kiara gjithashtu zbulon se ka shtuar plot 25 kilogramë dhe se ka bërë shumë ndryshime.

Ajo dhe Luizi nisën lidhjen në reality shou, u martuan në po të njëjtin format dhe tani po bëhen prindër.