Rozë

Khloe Kardashian e ndryshon ngjyrën e flokëve, e lanson linjën e re të veshjeve për palestër

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

Ylli televiziv, Khloe Kardashian, ka një pamje të re të zjarrtë!

39-vjeçarja, zbuloi ngjyrën e saj të gështenjë të flokëve në fotot e publikuara të hënën për koleksionin e saj të fundit të veshjeve për palestër të quajtura, Fabletics, të titulluar Khloé V3.

Në fotot e postuara në Instagram për fushatën, e cila promovon koleksionin e tretë të markës me Kardashian, bashkëthemeluesja amerikane ka dalë me flokë të reja ngjyrë bakri.

Ajo në videon e publikuar është shprehur se është shumë e lumtur që të dalë edhe me një koleksion të tillë që është i treti në radhë, shkruan People.