Evoto

Lajme

KFOR s’i la të çelin Urën e Ibrit, Gërvalla: S’ka forcë që na ndalon ta shtrijmë sovranitetin

By GAZETA SCANNER

December 28, 2024

Në krah me mësimdhënësin nga Parisi, Nezir Krakin dhe bashkëkryetarin e saj, Faton Pecin – Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ia dha një shtëtitje Mitrovicës, e ku, nga pamjet, shihen të kenë dalë edhe në anën veriore të qytetit të ndarë.

Këtë verë KFOR-i ndaloi iniciativën e shumë-proklamuar të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit për automjete, ndërsa Gërvalla shkroi fjalë të fuqishme hiç më larg se sot teksa kaloi në anën veriore.

“Nuk ka forcë që mund ta ndalojë shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në çdo cep të territorit të saj”, shkroi ajo.