Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka reaguar të enjten në shuarjen e zjarreve në Shqipëri dhe Kosovë.
KFOR-i njoftoi nëpërmjet një komunikate të enjten se kanë reaguar në fshatin Babaj Boks në Gjakovë dhe në Shqipëri për të neutralizuar rrezikun e zgjerimit të zjarreve.
“Asestet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i ka shtuar se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij për të ofruar mjedis të sigurt.