13.5 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

KFOR-i kërkon falje që shfrytëzoi oborrin e një çerdheje në Leposaviq

- Advertisement -

Një patrullë e KFOR-it, përkatësisht Komanda Rajonale Lindore nga ShBA-ja, gjatë kryerjes së një detyre operative të sigurisë, aksidentalisht ka hyrë me veturat e saj në një parking të një çerdheje në Leposaviq, gjë që i ka shtyrë ata të kërkojnë falje.

Sipas një njoftimit të KFOR-it, ata po përpiqeshin të arrinin në pikën e tyre të rekomanduar të vëzhgimit dhe rastësisht hynë në një rrugë pa krye.

“Duke qenë se rruga përfundoi papritur, ata kërkuan të futeshin në parkingun e kopshtit aty pranë për t’u kthyer nga kishin ardhur”.

“Për shkak të një pengese gjuhësore, patrulla nuk ishte në gjendje të komunikonte qëllimet e tyre të pafajshme për të kërkuar hapjen e portës që ata të kthenin automjetet e tyre. Ardhja aksidentale dhe konfuzioni zgjati më pak se 10 minuta në total”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, KFOR-i tha se për shkak të rritjes së kapaciteteve mbrojtëse nga ngjarjet e djeshme ku pati disa shpërthime në veri të vendit, një ushtari i KFOR-it i veshur me parzmore dhe pushkë, doli nga automjeti për ta ndihmuar shoferin.

“Me pamundësinë për të komunikuar në mënyrë efektive atë që po bënin, pati një perceptim të frikshëm nga stafi i kopshtit, i cili gjithashtu trembi disa nga fëmijët në shkollë”.

“Na vjen keq për çdo keqkuptim dhe kërkojmë ndjesë nëse kemi penguar aktivitetet e kopshtit. Ne duam t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i do të veprojë dhe po vepron gjithmonë për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i fotografive: Kosovonline

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit