Lajme

KFOR-i: Jemi të gatshëm të marrim masa për të parandaluar rreziqet e tensioneve

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2024

Policia e Kosovës njoftoi të hënën se pjesëtarët e xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin e vendosur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në dritën e këtyre ngjarjeve, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, konfirmoi se personeli i tij po monitoron në mënyrë aktive zonën kufitare përmes patrullimeve të shtuara dhe operacioneve të mbikëqyrjes.

Në një përgjigje për Klan Kosova, misioni përsëriti angazhimin për “një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.