Lajme

KFOR-i duke patrolluar kufijt e Kosovës, Krasniqi: Kush minimizon rëndësinë e tyre është bukëpërmbysës

By GAZETA SCANNER

December 28, 2024

Për patrollimet përgjatë vijës kufitare të Kosovës me Serbinë që po kryen Forca e Paqembajtëse e NATO-s në vend, KFOR-i, ka shkruar profesori universitar, Milazim Krasniqi, duke i quajtur “bukëpërmbyës” këdo që minimizon rëndësinë e tyre për paqen dhe sigurinë në vend.

Postimi i Krasniqit:

“Ditë a natë, të gatshëm për ruajtjen e sigurisë në Kosovë”: KFOR-i turk patrollon në veri” (Nacionale, 28 dhjetor 2024)

Koment: Populli i Kosovës duhet të jetë mirënjohës ndaj ushtarëve të KFOR-it, të cilët na e ruajnë kufirin dhe na e garantojnë sigurinë. Ata që e minimizojnë rëndësinë e tyre për paqen dhe sigurinë, janë bukëpërmbystë.