Kevin Prince Boateng është pensionuar zyrtarisht nga futbolli.
Boateng, i cili luajti për shumë skuadra gjatë karrierës së tij, i ka thënë lamtumirë futbollit.
“Të dua shumë. Faleminderit futboll për gjithçka”, ka shkruar ai në rrjetet e tij sociale.
Ylli ganez ka luajtur për Barcelonën, Milanin, Tottenhamin, Borussia Dortmundin, Schalke 04, Fiorentinën, Sassuolo, Frankfurt dhe Besiktas gjatë karrierës së tij.
Futbollisti 36-vjeçar, i cili ka luajtur gjithsej 520 ndeshje në karrierën e tij, ka shënuar gjithsej 76 gola dhe ka dhënë 56 asistime.
Kevin Prince Boateng gjithashtu luajti 15 ndeshje me kombëtaren e Ganës dhe shënoi dy gola.