Sport

Kevin De Bruyne, lojtari i ndeshjes

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2023

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Kësisoj, gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e parë, që u zhvillua sonte në “Santiago Bernabeu”, përfundoi me rezultatin 1:1.

Vinicius Junior (36’) shënoi për “Los Blancos”, kurse Kevin De Bruyne (67’) për “Qytetarët”.

UEFA ka njoftuar se De Bruyne është zgjedhur lojtari i ndeshjes.

Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-s vlerësoi: “Ai kishte ndikimin që i duhej Cityt për të marrë një rezultat pozitiv në Estadio Santiago Bernabéu”.