Këshilla mjekësore

Këto ushqime ju vrasin ngadalë!

By GAZETA SCANNER 1

January 22, 2024

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm mbi pasojat negative që disa ushqime kanë për shëndetin tonë. Mirëpo gjithsesi, ne i konsumojmë dhe ato janë pjesë e menysë tonë të përditshme.

Disa prej këtyre ushqimeve, që ekspertët thonë se janë duke ju vrarë çdo ditë nga pak janë:

Kripa– Kripa është një nga mëlmesat më të përdorura në kuzhinë. Përdorimi normal i saj nuk ka ndonjë dëm, mirëpo nëse konsumohet në masë të madhe mund të sjellë probleme serioze të shëndetit. Ajo rrit shtypjen e gjakut dhe është një nga shkaktarët kryesorë të hipertensionit.

Prodhimet e grurit– Gruri përmban një karbohidrat, që mund të shkaktojë diabetin. Si pasojë pankreasi dëmtohet dhe organizmi juaj fillon të bëhet rezistent ndaj insulinës.

Ushqimet e shpejta – Hamburgerët, sandviçët dhe të gjithë ushqimet e tjera të shpejta kanë një shije të mirë dhe janë zgjidhja e duhur për njerëzit, që kanë një ditë të ngarkuar. Përbërësit e këtyre ushqimeve siç janë yndyrnat, aditivët artificialë, dhe ngjyruesit rrisin rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe problemeve me sistemin tretës.

Qumështi dhe prodhimet e tij– Këto produkte mund të jenë shumë të dëmshme, sidomos për njerëzit, të cilët kanë intolerancë nga përbërësi kryesor i qumështit- laktoza.

Buka e bardhë – Mielli i bardhë konsiderohet si përzierje e mbeturinave të grurit dhe disa substancave artificiale. Ai nuk përmban asnjë fibër apo proteinë. Përdorimi i miellit të bardhë shkakton shtim të peshës dhe dëmtim të gjëndrës tiroide.

Sheqeri artificial – Sheqeri, të cilin e përdorim si ëmbëlsues për kafe çaj apo përgatitjen e ëmbëlsirave është shumë i dëmshëm. Ky lloj sheqeri e rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, diabetit apo nga çrregullimet e tjera shëndetësore.

Margarina– Përdoret në masë të madhe për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera. Përmban yndyrna shumë të dëmshme për shëndetin e zemrës, enëve të gjakut dhe shkakton rritjen e nivelit të kolesterolit.