Jeni të stresuar? Shkak për këtë është puna, fëmijët, familja, gjendja ekonomike? Pak rëndësi ka. Stresi është armiku numër 1 i shëndetit kështu që gjithë çka duhet të bëni është ta eliminoni atë.
Nga një studim i fundit është vërtetuar se ekzistojnë ushqime specifike që ju mbrojnë nga stresi dhe agresiviteti:
Portokalli
Vitamina C redukton stresin, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit pas një situate stresuese.
Patatet e ëmbla
Ndihmojnë jashtëzakonisht në uljen e nivelit të stresit, sepse plotësojnë menjëherë urgjencën e karbohidrateve dhe sheqernave që kemi zakonisht në momente të mëdha stresi. Po ashtu patatet e ëmbla janë të pasura me betakaroten dhe fibra, që ndihmojnë organizmin t’i shpërbëjë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme.
Kajsia
Kajsitë janë të pasura me magnez, një element i fortë kundër stresit dhe një qetësues natyror muskulor.
Salmoni
Deri para pak vitesh nuk dihej asgjë për ekzistencën e tyre. Tani për fat të mirë, falë studimeve të reja dhe lindjes së një shkence specifike (lipidomika) janë konsideruar të pazëvendësueshme për funksionimin e sistemit nervor. Një dietë e pasur me omega-3 (element i pranishëm te salmoni dhe peshqit në përgjithësi) mbron zemrën, kurse një studim i kryer nga “Diabetes & Metabolism” ka zbuluar se acidet yndyrore Omega-3 kontrollojnë nivelet e kortizolit dhe adrenalinës.
Brokoli, lakra dhe bizele
Zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët janë burim i padiskutueshëm dhe i çmuar vitaminash, ndaj është shumë e rëndësishme ta ushqejmë organizmin kur është nën presion.