Këshilla mjekësore

Këto ushqime ju ndalojnë dhimbjen e kokës

By GAZETA SCANNER 1

September 12, 2024

Shumë njerëz mund të jenë ende me dhimbje koke për shkak të festimeve të “çmendura” të Vitit të Ri. Por nuk është më nevoja të vraposh në farmaci për të blerë paracetamolë apo qetësues të tjerë. Zgjidhja gjendet në kuzhinë, ku janë disa ushqime që ju ndalojnë dhimbjet e kokës.

Kastraveca turshi: Shumë pije i “përthithin” trupit të gjitha vitaminat, kripërat dhe mineralet. Kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitamina A, hekur, vitaminq K, kalium, kalcium dhe magnez. Prandaj edhe pse mund t’ju duket e çuditshme hani disa kastraveca turshi dhe do të kaloni pjesën më të keqe të dehjes.

Peshk ton: Është e çuditshme, por ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton janë shume të mira për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes,kjo nëse stomaku juaj mund ta pranojë.

Banane: Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni. Sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju bën të ndiheni i lodhur, përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.

Bukë integrale: Nuk e dimë për ju, po buka integrale është në majë të listës tonë si një nga ushqimet të cilën duhet të konsumoni pas dehjes. Buka integrale është një burim i mirë i vitaminës B dhe i acideve yndyrore që i duhen mëlçisë për detoksikimin e trupit.

Fasule: Fasulet janë një burim shumë i mirë i fibrave dhe acidit folik. Ato përmbajnë gjithashtu shumë proteina që i duhen trupit për të marrë veten pas dehjes. Këshillohet t’i gatuani me pak kripë dhe t’i konsumoni plotësisht të ziera.