Shëndeti

Këto janë vlerat shëndetësore të çajit shqiptar të malit

Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit “sideritis raeseri”. Ky çaj bimor i maleve të Shqipërisë është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore.

Çaji i malit i varietetit bimor “sideritis raeseri” është natyralisht pa kafeinë. Ai bëhet nga gjethet, lulet dhe kërcejtë e bimës “sideritis” që lulëzon në shpatet dhe malet e Shqipërisë.

Edhe pse në vendet e Mesdheut ky çaj akoma bëhet nga bima e njomë, shumica e njerëzve e përdorin në variantin e thatë.

Çaji i malit ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë.

Plot me flavonoidë dhe antioksidantë

Studiuesit kanë zbuluar se bimët e familjes “sideritis” përmbanin substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet dhe inflamacionin. Të gjitha këto bimë përmbanin vajra esencialë.

Ul tensionin e gjakut

Një studim i fundit ka zbuluar se ekstraktet që vinin nga familja e bimëve “sideritis” ulnin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut.

Studimi i kryer mbi kafshët ka nxjerr në pah se doza domethënëse të ekstrakteve në fjalë ndihmonin në zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit të gjakut dhe uljen e presionit ndaj zemrës.

Studimet gjithashtu kanë konfirmuar rolin pozitiv të këtyre bimëve për shëndetin e zemrës. Megjithatë, vëzhgime të mëtejshme janë të nevojshme përpara se çaji shqiptar i malit të merret në konsideratë për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Image result for qaji shqiptar i malit

Mbron sistemin tretës

Studiuesit kanë zbuluar se pirja e çajit të malit nga bima e “sideritis” ulte inflamacionin në sistemin tretës. Kjo ndodh falë pranisë së fenolëve dhe antioksidantëve që gjenden natyralisht në këto bimë.

Po ashtu, studiuesit kanë zbuluar se inflamacioni dhe toksiciteti uleshin për një periudhë afatgjatë. Kjo si pasojë e aftësive mbrojtëse të çajit shqiptar të malit.

Përgatitja e çajit shqiptar të malit

Përgatitja e çajit të malit nga bima e freskët kërkon përdorimin e luleve, kërcejve dhe gjetheve të plota të të gjithë bimës. Ju mund t’i hidhni ato në ujë të nxehtë dhe të ulni temperaturën, duke mundësuar zierjen e lëngut për 5 deri në 10 minuta.

Related image

Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre. Këtij çaji mund t’i shtoni mjaltë, qumësht ose limon sipas dëshirës. Në malet e Shqipërisë rritet varieteti Sideritis Raeseri. Ky lloj nuk duhet ngatërruar me specien “sideritis syriaca”, e cila gjendet në të gjitha vendet e Mesdheut dhe të Ballkanit.

Peter Furth, një ekspert amerikan i bimëve mjekësore, ka shpjeguar se çaji ynë është tipar dallues i Shqipërisë. Kjo, falë mikroklimës së vendit që i jep çajit, një cilësi unike dhe superior. Ai i ka thënë “AgroWeb”-it se në Amerikën e veriut, çaji shqiptar i malit është më i kërkuari nga të gjithë çajrat e bimëve të tjera të varietetit “sideritis”.

Related image