Sport

Këto janë tri klubet e vetme që dëshmuan në favor të Cityt

By GAZETA SCANNER 1

October 08, 2024

Manchester City e ka fituar betejën ligjore ndaj Premier Ligës në lidhje me rregullat e ligjit të konkurrencës.

Klubi kishte argumentuar që këto rregullime ishin diskriminuese dhe të dizajnuara për ta penguar suksesin e Cityt, duke e akuzuar Premier Ligën për aplikim jofer të këtyre rregullave që kanë prekur sponzorët e saj, bankën Abu Dhabi dhe Etihadin.

Tani, disa media të huaja kanë raportuar që prej të gjitha klubeve elitare angleze, vetëm Chelsea, Evertoni dhe Newcastle Unitedi kanë dëshmuar në favor të Manchester Cityt.