Sport

Këto janë kushtet e Guardiolas për të qëndruar te City

E ardhmja e Pep Guardiolas tek Manchester City, është në dyshim, raporton GazetaSccaner.

Tekniku spanjoll me “qytetarët” ka kontratë deri në vitin 2021, por duket se “divorci” mes palëve mund të vjen në fund të këtij sezoni.

Sipas medieve britanike, Guardiola ua ka bërë të qartë drejtuesve kushtet për të qëndruar në “Etihad Stadium”. Siç raportohet, strategu spanjoll kërkona nga krerët e Cityt, tri blerje cilësore. Guardiola kërkon një mbrojtës qendror, një mbrojtës krahu dhe një sulmues. Në rast se drejtuesit e Cityt nuk i plotësojnë kërkesat e Guardiolas, atëherë spanjolli do të largohet nga Manchester City. /GazetaScanner/