Lajme

Këto janë aktivitetet që shënojnë ditën e sotme në Kosovë

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë do të jenë të natyrave të ndryshme.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga aktivitetet institucionale në Republikën e Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) mbajnë konferencë. (Zyrat e Odës Amerikane, ora 11:00)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Fatmir Matoshi viziton fshatin Kopërnicë të Kamenicës. (Fshati Kopërnicë, ora 13:00)

Mbahet ceremonia së hapjes së fabrikës për prodhimin e gotave të letrës “BELUX Paper Cups”. (Fshati Bardhosh në Prishtinë, ora 12:00)

Bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)

Mbahet akademi përkujtimore për nder të heronjve Tefik dhe Hanumshahe Zymberi. (Salla e Teatrit të Gjilanit, ora13:00)

Mbahet gala-mbrëmja “Pak nga ne – Shumë për ata”, dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri (“Vali Ranch” në Përlepnicë të Gjilanit, ora 20:00).