6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Këta trenjakë lindën me 2 vjet diferencë mes vete – 2018, 2020 dhe 2022

- Advertisement -

Një çift po feston hat-trick-un me IVF pasi u bënë me trenjakë – secili fëmijë i lindur me dy vjet diferencë mes vete.

Karen dhe James Marks u bënë me fëmijën e tyre të parë, Cameron, katër vjet më parë, duke u pasuar nga fëmija i dytë, Isabella, para dy vjetësh.

Dhe në fund ata mirëpritën edhe fëmijën e tyre  të fundit, Gabriella, muajin e kaluar.

Të tre fëmijët konsiderohen trenjakë pasi u ngjizën në të njëjtën ditë – dhe në të njëjtën kohë – përmes procesit IVF, nga i njëjti grup embrionesh.

Pasi Karen lindi Cameron-in më 1 shtator 2018, çifti i mbajti të ngrira embrionet e tyre të qëndrueshme në mënyrë që të mund t’i shtoheshin familjes së tyre më vonë, me Isabellën e lindur më 15 shtator 2020 dhe Gabriellën e lindur më 3 korrik 2022.

Me tre fëmijë në shtëpi, 35-vjeçarja Karen dhe 37-vjeçari James tani i kanë duart plot dhe ndihen si çifti më me fat në botë pas rrugëtimit të tyre të gjatë për t’i mirëpritur trenjakët.

“Ndihemi shumë mirë të kemi të tre fëmijët tanë tani, ndihemi jashtëzakonisht me fat, tha Karen, shkruan Mirror, transmeton KK.

“Disa njerëz kalojnë nëpër procesin e IVF dhe fatkeqësisht nuk arrijnë të kenë as një fëmijë, ndërsa ne kemi arritur të kemi tre, kështu që ndihemi shumë me fat”.

“Gabi ishte embrioni ynë i fundit, kështu që ajo është fëmija ynë i fundit tani. E dija që nuk kisha mbaruar përpara Gabit, kështu që i thashë burrit tim se nëse nuk funksionon, atëherë më mirë të kursejmë që të kemi një tjetër!”, shtoi ajo.

Çifti, i cili u martua në vitin 2014, para procesit të IVF kishte frikë se mund të mos kishin kurrë fëmijë të tyre pasi Karen nuk mbeti shtatzënë dhe u diagnostikua me probleme të fertilitetit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit