Ka nisur koha e nominimeve për këtë javë, ku të parët që filluan ishin Laurenti dhe Fitimi të cilët nominuan Lelën dhe Rovenën.
Më pas ishte Xuxi që u ftua në dhomën e rrëfimeve për të dhënë emrat e tij, emri parë ishte Gjesti ndërsa i dyti ishte Vullneti.
Tutje ishte Gjesti ai që nominoi çiftin, Lela- Leo, transmeton Klankosova.tv.
Xheneta ishte banorja e katërt që u ftua në dhomë të rrëfimit për emrat e saj që ishin Rovena dhe Gjesti.
Ndërkohë, Drenusha nominoi Gjestin që sipas saj ka ndërruar personalitet, si dhe Rovenën pasi mendon që nuk ka asnjë lojë aty brenda.
E si lojtare e dobët u nominua Lela nga Driloni, ndërsa si emër të dytë e dha Leon.
Nominimet i bëri edhe Rovena e cila përmendi Vullnetin dhe Lelën.
Ndërsa Leo e dha emrin e Gjestit dhe Rovenës, transmeton Klankosova.tv.
Vullneti nominoi Gresën pasi sipas saj i doli ligësia, dhe Gjestin që tha se i njëjti ka mbetur me disa jorgana dhe ‘vape’ që sipas tij s’po ka çfarë bën.
Çiftin e shtëpisë Lela, Leo e çoi në nominim edhe Sara, ndërkaq radha i erdhi Gresës për të dhënë dy emra, dy arsye që poashtu nominoi Lelën dhe Leon.
Banorja e fundit që u thirr në dhomën e rrëfimet për nominime ishte Lela e cila nominoi Gjestin dhe Rovenën.
Si rrjedhojë nominimeve të kësaj jave përveç Drenushës dhe Xhenetës, i shtohen edhe banorët tjerë të nominuar nga nata e sotme, Lela, Gjesti dhe Rovena.