5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Këta janë dy personat ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë për vrasjen e Bedri Rexhepit

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi. 

Prokurori Armend Haliti tregoi se personat ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë janë Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, raporton Indeksonline.

Siç tha ai, vrasja ndodhi për 30 mijë euro.

Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.

Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij.

Më vonë janë arrestuar edhe vëllai dhe kunata e Vllasaliut.

Pas zhdukjes së Bedriut, vëllezërit e tij patën deklaruar se i dyshuari Jeton Vllasaliu ka qenë klient i 38-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.

“Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, pati deklaruar deklaruar Adnan Rexhepi.

Ai kishte treguar se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

“Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, kishte deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit