Sport

Kështu mbyllet gjysmëfinalja Sociedad-Mirandes

Real Sociedad e ka fituar sfidën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, kundër Mirandes, me rezultat 2-1, transmeton GazetaScanner.

Sociedad është treguar ekip dominues në terren kundër befasisë së këtij sezoni në këtë garë, Mirandes që vjen nga liga e dytë spanjolle.

Nikoqirët krijuan më shumë raste për gola, ndërsa sfidën e zhbllokoi Mikel Oyarzabal (9’) nga penalltia, derisa Aias (39’), barazoi shifrat në 1-1.

Mirëpo, gëzimi i skuadrës mike ishte i shkurtër, sepse Sociedad tre minuta me vonë sërish kaluan në avantazh përmes Martin Oedegaard (42’).

Sociedad bën një hap më afër finales, megjithatë, finalisti do të vendoset në ndeshjen kthyese që luhet në terrenin e Mirandes. /Scanner/