Rozë

Kështu duket Kida në xhirimet e klipit të ri (Foto)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik Kida, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Ajo tash e ca ditë është duke qëndruar në Turqi, ndërsa ka zgjedhur disa vende të veçanta për të xhiruar videoklipin e ri.

Përderisa po argëtohet me miket e saj më të ngushta, bukuroshja shqiptare vjen me fotografi tërheqëse gjatë xhirimeve të klipit në rrjetin social, Instagram.

E veshur me kostum të zi dhe me stil unik të flokëve, Latifi mori gjithë vëmendjen e fansave, e cila për kombinim të veshjes ka zgjedhur një palë taka ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë, postimi ka arritur të grumbullojë mbi 84.214 pëlqime dhe mijëra komente nga admiruesit e muzikës së saj, të cilët mezi po presin për projektin.

Megjithëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë për këngën, Orhidea në çdo prurje vjen atraktive dhe çdo herë sjellë gjëra të reja.

“Malli” përndryshe mbetet realizimi i fundit muzikor i Kidës, i lansuar në muajin nëntor dhe vetëm për një muaj ka kaluar shifrën e 4.9 milionë shikimeve në kanalin zyrtar, YouTube.