Lajme

Kështu do të jetë moti nesër dhe pasnesër

Të mërkurën dhe të enjten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ka bërë me dije IHMK-ja.

Sipas institutit, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

https://m.facebook.com/ihmk.rks/posts/3920847437957086?refsrc=http%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fihmkja-tregon-se-si-do-te-jete-moti-ne-kosove-te-merkuren-dhe-te-enjten%2F