Lajme

Këshilltarja e Kurtit ka disa fjalë për Escobarin e Lajçakun

By GAZETA SCANNER 1

March 17, 2024

Këshilltarja e kryeministrtit të Kosovës, Ardita Sinani, ka kritikuar të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak se nuk kanë takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi.

I kuptueshëm takimi i fundit me përfaqësuesit serbë të veriut të Kosovës, duke i marrë parasysh zhvillmet. Por e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Sipas Sinanit, kjo mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur. Këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane. Lugina e Preshevës si rajon dhe shqiptarët në Serbi përballen me shumë probleme për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thekson Sinani.

Më tutje ajo ka ftuar të dytë që takojnë të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi.

“Prandaj, z.Escobar dhe z.Lajçak, ju ftoj që të takoni edhe të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Për të na dëgjuar. Së paku”, u shpreh ajo.