Ballina

Këshilltari i Pacollit publikon foton e fëmijëve të familjes Jashari: Kur u vranë fëmijët kosovar Nenad Rashiq ka festuar me këngë çetnike

By GAZETA SCANNER 1

May 05, 2023

Mbrëmë në Prishtinë janë ndezur qirinj për të vrarët në një shkollë fillore në Beograd. Aty i pranishëm u pa edhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq. Pas këtij veprim ashpër ka reaguar Jetlir Zyberaj Këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Zyberaj ka kritikuar ashpër qeverinë teksa shkrimi i ka bashkëngjitur fotografinë e fëmijëve të familjes legjendare Jashari. Ai ka shkruar se këta fëmijë u vranë nga strukturat e organizuara serbe e që pas vrasjes së tyre Serbia u ekzaltua.

Reagimi i plotë:

Kur jane vrare femijet e Kosoves, Nenad Rashiqi ka qene duke festuar me Shlivovice e kenge Çetnike.

A ka ndonjë qiri sot nga qeveria dhe nga ata që kanë nostalgji për Jugosllavinë? Edhe mbrame paska ndodh nje cmenduri ne Serbi.

Natyrisht qe ne nuk i gezohemi tragjedise, por kjo nuk nenkupton hallashtisje deri ne ndezje te qirinjeve. A ju kujtohet kur autobusi me nxenes nga Kosova u permbys ne Fush Arrez.

Ne kete foto jane femijet e Familjes Jashari. Keta nuk jane vrare nga ndonje i ri i cmendur, por jane vrare nga struktura e organizuar e shtetit serb. Pas vrasjes se tyre, Serbine e ka perfshire ekzaltimi. Albulena tybe nje qiri per keta femije se ka ndez.

Kur jane vrare femijet e Kosoves, Nenad Rashiqi ka qene duke festuar me Shlivovice e Kenge Çetnike sigurisht.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10222796525757540&id=1107523817&mibextid=Nif5oz