Lajme

Këshilltari i Kurtit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2023

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha ka reaguar ndaj të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Asociacioni do të themelohet në Kosovë.

Hoxha ka thënë se një popull nuk i nënshtrohet një emisari.

“Kryeministrin e zgjedh një popull. Emisarin e emëron dikush. Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, ka shkruar Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha ka ironizuar me Escobarin, duke thënë se përderisa ai flet për shtet të plotë, sillet sikur mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të Kosovës.

“Escobari na siguroi për dy çështje: – Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por… unë Escobari, unë emisari, mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të saj. – Ju garantoj se nuk do të ketë Republikë serbe, veç më falni pak… sa të shkoj të përshëndetem me Dodikun”, ka shkruar ai.