Koronavirusi

Këshilltarët e FDA votojnë kundër përdorimit masiv të dozës së tretë të vaksinave

Një panel këshilltarësh të jashtëm të Rregullatorit të Ushqimit dhe Barnave (FDA) të SHBA-së të premten votuan kundër përdorimit të dozave të treta të vaksinave kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech për personat e moshës 16 vjeçare dhe atyre më të rritur.

Megjithatë, ata votuan për rekomandimin e marrjes së dozës së tretë për amerikanët mbi 65 vjeç dhe ata që janë në rrezik të lartë të sëmundjeve të rënda pas refuzimit që patën për përdorim të gjerë.

Shtëpia e Bardhë më herët të premten ka thënë ishte e gatshme që t’i vë në përdorim edhe dozat e treta të Pfizer dhe BioNTech për javën e ardhshme nëse do t’i miratonin zyrtarët shëndetësorë, shkruan Reuters.

Por, nëse votimi i së premtes do të miratohet edhe nga FDA atëherë do të ketë një numër më të paktë të dozave të treta sesa ato që u përshkruan nga Administrata Biden, e cila bëri thirrje për vaksinim të gjerë.