Kuriozitete

Këshilla e fizioterapistëve: Mos flini kurrë në anën e djathtë

By GAZETA SCANNER 1

May 25, 2024

Sipas ekspertit John Douillard, miti që thotë se duhet të flemë nga krahu ynë i djathtë, rezulton jo i saktë. Të fjeturit nga ana e majtë ofron përfitime të shumta shëndetësore dhe jetëgjatësi.

Arsyet pse duhet fjetur në anën e majtë:

Ndihmon urthin

Nëse jeni një nga ata persona që vuajnë me urthin, fjetja nga krahu i majtë mund t’ju ofrojë mjaft lehtësime. Gjumi në anën e djathtë, mund t’i përkeqësonte gjërat.

Ndihmon Sistemin Limfatik

Ana e majtë konsiderohet limfatike, kështu që nëse flini në këtë anë do ta stimuloni këtë sistem dhe trupi juaj do jetë në gjendje të filtrojë lëngun limfatik, toksinat dhe mbeturinat.

Shëndeti i zemrës

Të fjeturit në anën e majtë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shëndetit e përgjithshëm të zemrës.

Stop gërhitëse

Fjetja në të majtë është e dobishme për pacientët që kanë apnea obstruktive të gjumit, të prirur për të gërhitur.