Lajme

Kërkohet rindërtimi i Xhamisë së Ibrit

By GAZETA SCANNER 1

May 03, 2023

Nga Rahova vinte shpesh tek Ura e Ibrit.

Madje, në këtë vend, Ahmet Peci, thotë se i ka kujtimet më të mira.

Është ky vendi ku deri në vitin 1999,  ndodhej Xhamia e Ibrit në Mitrovicë.

Kjo faltore u djegë nga forcat serbe, në fund të prillit të vitit 1999.

Por, ani pse tani nuk ka mure, ky vend mbetet i dashur nga ata që dikur bënin namaz në këtë xhami.

“Xhamia hyrjen e ka pas me shkallë teposhtë, ata plepat kanë qenë në oborr, bile u mbështetshim për ta…”, tha ai.

Këtu për shumë vitet obligimet fetare i kreu edhe Xhafer Ademi, i cili atë kohë banonte në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Teravitë i kam fal nja 15 vjet 1:55 Çdo bajram, në natë të madhe, fëmija e kanë pastruar xhaminë bashkë me Mulla Milazimin”, u shpreh Ademi.

E tani këta thonë se nuk po u pëlqen pamja e re tek Ura e Ibrit.

Ndërsa kërkojnë që xhamia të rindërtohet.

“E shkatërruan me themel, e kanë betonuar, tash i kanë ndërtuar këto të sporteve…”, tha ai.

“Kush ka kaluar këndej, se ka lanë pa e pa, edhe e ka dëgjuar ezanin kur është thirrë këndej…”, tha Peci.

Por, cili është historiku i kësaj xhamie.

“Ajo daton nga viti 1778 si xhami e ndërtuar, ka goxha kohë që daton aty, por që fatkeqësisht në vitin 1999 është djegur fillimisht, pastaj me ekskavator është rrafshuar tërësisht. Ne i kemi fotografitë dhe të gjitha se ajo xhami ka ekzistuar”, deklaroi Enis Rama, kryetar në KBI, Mitrovicë.

Enis Rama që është edhe kryetar Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, thotë se i përkrahin kërkesat e xhematlinjve.

“Bashkësia Islame nuk ka ndalur asnjëherë së kërkuari që xhamia të kthehet në atë vend. Tash është riaktualizuar prapë, edhe pse, më tepër hapja e urës se xhamisë, po ne kërkojmë që këto dyja të mos ndahen, sepse xhamia është simboli i urës, kudo që e sheh Urën e Ibrit e sheh edhe xhaminë”, shtoi Rama.

Për këtë çështje, Tëvë1 ka kërkuar të marrë një qëndrim edhe nga kryetari i ri i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, i cili fitoi zgjedhjet e 23 prillit.

Por, një gjë e tillë të mërkurën nuk ka qenë e mundur.

Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.