Lajme

Kërkesa e SBAShK-ut për rritje për 30 % të pagave, Jashari: Më mirë mos të bëhen fare, sesa të bëhen ironike

By GAZETA SCANNER 1

October 08, 2024

Brenda këtyre muajve të fundit, Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshime në rritje.

Rritje në të cilat pati ndryshime ishin shtesat e fëmijëve, rritja e pensioneve, si dhe të atyre për ata të kategorisë së luftës.

Shtesat e fëmijëve u rritën për fëmijën e parë dhe të dytin nga 20 euro, për tre fëmijë e më shumë me nga 30 euro në muaj. Ndërsa, pensionet u rritën për 20 % më shumë, e që rritja për kategoritë e luftës do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2025.

Në lidhje me këto ndryshime, SBAShK-u që nga fillimi i muajit shtator të këtij viti ka kërkuar një rritje prej 30% në lidhje me pagat e mësimdhënësve.

Por, në lidhje me këtë kërkesë të SBAShK-ut, flet për GazetaBlic, kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari.

Ai thotë se, këto ngritje më mirë të mos bëhen fare, sesa të bëhen në mënyre ironike, që sipas tij ani pse kanë kërkuar që kjo rritje të bëhet që nga muaji shtator, nuk kanë marrë përgjigje nga përgjegjësit e kësaj çështje.

“Unë konsideroj ngritjet më mirë mos të bëhen fare, sesa të bëhen ironike, më shuma tepër të vogla dhe kemi kërkuar dhe nuk kemi marrë përgjigje. Fatkeqësisht, as nga Kryeministri as nga z.Nagavci për rrtijen e 30 %, dhe kemi thënë nëse e kanë mendjen dhe e kanë siqeritetin, ngritja duhet të bëhet tani, e jo të shtyhen me muaj e të afrohet edhe ndonjë lëvizje e afërme e fushatës zgjedhore sepse mësimdhënësit e tjerë do ta konsiderojnë se këtë rritje e kanë bërë me qëllime të caktuara për vete”, tha Jashari.

Jashari shprehet i ‘frikësuar’ se me heshtjen e ministres Nagavci, do të mundohet të shtyjë pa kufi këtë çështje, si dhe formimin e komisionit dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

“Ligji i punës i obligon të dy palët që çdo tri vite të kemi negocim dhe të kemi kontratë të nënshkruar, kontratë të re të arsimit, kjo nuk ka ndodhur dhe në bazë të reagimeve të saj, heshtjes së saj kam frikë se ajo do të mundohet që ta shtyjë pa kufi edhe formimin e komisionit dhe nënshkrimin e kontratës kolektive. Po bëhemi rasti i vetëm në Ballkan dhe në Evropë, edhe unioni i sindikatave të Evropës i ka kritikuar me një shkresë Kurtin, Muratin dhe Nagavcin pikërisht për marrëveshjet kolektive, për dialogun dhe kontratën kolektive”, pohoi kryetari i SBAShK-ut.

Po ashtu, sipas Jasharit, është për keqardhje qasja që po e bën ministria dhe qeveria ndaj sindikatave e dialogut, që sipas tij me bllokimin e dialogut shtohen kërkesat për veprime sindikale.

“Është për keqardhje qasja e gabuar e Ministrisë por edhe e Qeverisë ndaj sindikatave dhe ndaj dialogut sepse kudo në botë, kur bllokohet dialogu kur s’ka dialog shtohen kërkesat për veprime sindikale, protesta e greva, në të cilat ne sa mund t’i ikim sepse jemi të vetëdijshëm se me grevat tona dëmtohen ata që në këtë rast janë nxënësit”, përfundoi ai.