Lajme

Kërcet dajaku në RTK

By GAZETA SCANNER 1

March 13, 2024

Sonte dy persona janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur në bufenë e Radio Televizionit të Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se lidhur me rastin një person është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ahmeti nuk bëri të ditur arsyen e kësaj rrahje.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Klankosova.tv

Raportohet se rrahje ka ndodhur në mes të një punëtori të RTK-së dhe të bufesë ku ka ndodhur ngjarja