Një person në Gjilan është arrestuar nga Policia për kanosje dhe dhunë në familje.
Sipas raportit 24 orësh, i njëjti pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, më pas kishte kanosur edhe vëllan me vdekje.
Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia, derisa më pas është dërguar në repartin e psikiatrisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Më 13.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllain e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.