Lajme

Kërcënoi verbalisht tre policë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

By GAZETA SCANNER 1

May 20, 2024

Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur verbalisht tre zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Më vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.