Një person është arrestuar të premten në Vushtrri nën dyshimin se kishte kanosur një polic derisa kishte qenë në detyrë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë rasti ka ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina”.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur zyrtarin policor, derisa ka qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.