Një zyrtar policor është kanosur me jetë nga dy persona në Pejë, të hënën pas mesnate.
Dy të dyshuarit fillimisht kanë thyer xhamin e lokalit të viktimës mashkull kosovar, e më pas kanë tentuar të vënë zjarrin duke hedhur shishe molotovi.
Të dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor, ku gjatë tretmanit kishin shfaq sjellje arrogante ndaj ekipit mjekësor, e më pas kanë kanosur me jetë zyrtarin policor.
Pas hetimeve janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë.
Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.