Rozë

Këngëtarja shqiptare në kopertinën e Forbes!

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2023

Loredana Zefi, e njohur në fushën e artit si Loredana, është një nga reperet mjaft të talentuara, e cila po korr një sukses të jashtëzakonshëm në muzikë. E lindur më 1 shtator 1995, Loredana është më origjinë shqiptare por që prej vitesh jeton në Zvicër.

Ajo nisi famën e saj përmes postimeve të ndryshme në Instagram, duke u shndërruar në fenomenin e këtij rrjeti social. Për publikun shqiptar, Loredana u bë fillimisht e njohur për shkak të lidhjes së saj me reperin e njohur Mozzik, me të cilin tashmë kanë një vajzë të quajtur Hana.

“Sonnenbrille” është projekti i parë i Loredanës i publikuar në qershor të vitit 2018-të dhe që prej asaj kohe, artistja nuk është ndalur së prodhuari muzikë të re dhe mjaft të veçantë.

Së fundmi, puna e këngëtares duket se është vlerësuar në mënyrën më të mirë të mundshme pasi Loredana është shfaqur në kopertinën e revistës gjermane “Forbes”, si një ndër artistet më të suksesshme për vitin 2023-të, poshtë moshës 30-vjeçare.

Sipas postimit të bërë në faqen zyrtare të “Forbes” në Instagram, sqarohet se mes 2000 aplikantëve, vetëm 90 prej tyre janë zgjedhur dhe Loredana është një ndër emrat që ka mundur të jetë pjesë e listës.

Sa i përket jetës së saj personale, Loredana momentalisht është duke shijuar një lidhje dashurie me futbollisitin Karim Adeyemit.