Rozë

Këngëtarja e famshme “hot” në fotot e fundit, gjithë vëmendjen e mori përshkrimi në shqip

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, që i ka bërë jehonë vendit tonë me hitet e saj, nuk e ka mohuar kurrë origjinën. Madje ajo gjen shpesh raste për të përshëndetur në gjuhën shqipe, apo festuar më këngë e valle tradicionale shqiptare.

Së fundmi, vëmendjen e ka marrë një postim i saj në rrjete sociale, ku shfaqet në formë dhe mjaft tërheqëse. Ylli shqiptar në përshkrimin e kësaj fotoje ka zgjedhur të “flasë” në shqip: “Ku gjen më mirë?”.

Kaq ka mjaftuar që fotoja të marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve të cilët kanë komentuar dhe pëlqyer postimin.