Rozë

Këngëtari Asim Gashi nesër lanson albumin e ri

By GAZETA SCANNER 1

June 01, 2024

Këngëtari i mirënjohur, Asim Gashi, ka njoftuar se nesër do të publikojë albumin “Unplugged 4”.

Njoftimin e ka bërë të ditur vet këngëtari.

Pas një pune të gjatë dhe të palodhshme, ai ka falënderuar të gjithë kontribuesit në këtë album, përfshirë producentin, muzikantët në kitarë, violinë, klarinet e çifteli.

“Faleminderit gjithë publikut tim që më dëgjoni me vite të tëra” ka thënë Gashi.

Duke shpresuar që publiku të shijojë këtë album për të cilin ka punuar shumë, Gashi publikoi edhe një “teaser” në Facebook.