Pas disa rezultateve dëshpëruese, Real Madridi i ka fituar pikët e plota në udhëtim te Atalanta për Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” arkëtuan tre pikë falë fitores 2:3, sfidë që ishte shumë e hapur nga fillimi.
Kylian Mbappe me një gol të bukur pas asistimit të Brahim Diazit i dha epërsinë Realit (10’).
Atalanta u përgjigj në përfundimin e pjesës së parë përmes Carles De Ketelaere që realizoi nga pika e bardhë (45+1’).
Mysafirët megjithatë kthyen avantazhin shpejtë në pjesën e dytë. Ishte Vinicius Junior që shënon supergol nga një pozitë jo e favorshme për ta vendosur prapë Realin në epërsi (56’).
Kurse, vetëm tre minuta më vonë Jude Bellingham realizoi një tjetër supergol për të dërguar rezultatin në 1:3 (59’).
E tëra që bëri Atalanta ishte goli i dytë përmes Lookman që u asistua nga Samardzic (65’).
Madrilenët tani zënë kanë nëntë pikë në Ligën e Kampionëve, kurse Atalanta bie në pozitën e nëntë me 11 sosh.