Rozë

Kendall Jenner shfaqet me një stil të thjeshtë para pushimeve në Los Angeles

By GAZETA SCANNER

December 07, 2024

Kendall Jenner u fotografua në Calabasas ndërsa mbërrinte për një takim, duke tërhequr vëmendjen me një stil të thjeshtë dhe elegant.

29-vjeçarja, e cila së fundmi është përfolur për ndërhyrjet kozmetike, kishte veshur një triko ngjyrë kafe, çorape, dollakë dhe çizme të vogla Ugg.

Ajo e kompletoi paraqitjen me syze dielli, një çantë të zezë dhe flokët brune të stiluara me onde të buta, shkruan DailyMail.

Vetëm disa javë më parë, Kendall debutoi një pamje të re me flokët e saj elegantë brune, duke lënë pas bionden.

Gjatë vizitës në ndërtesën e zyrës, ajo shoqërohej nga asistentja dhe truproja e saj.

Më herët të enjten, Jenner pozoi topless në një fotosesion për një markë italiane, duke theksuar linjat e saj elegante.

Modelja e famshme e ‘Victoria’s Secret’ ka një karrierë të pasur në industrinë e modës, duke përfshirë kopertinat e Vogue, sfilatat për ‘Victoria’s Secret’ dhe rolet si ambasadore e Tommy Hilfiger dhe Estee Lauder.