9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Kendall Jenner dhe Devin Booker ndahen pas dy vitesh lidhje

- Advertisement -

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarëe pas dy vitesh lidhjeje. Dyshja e famshme, të cilët u lidhën në vitin 2020, thuhet se janë ndarë prej afro dy javësh. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat e huaja burime pranë modeles së njohur.

“Kendall ndihet sikur janë në rrugë të ndryshme”, tha një burim, ndërsa një tjetër tha se të dy “kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por nuk janë në të njëjtën faqe”. Burimi theksoi se problemet nisën pasi u kthyen nga dasma e Kourtney Kardashian.

Kendall Jenner, Devin Booker, Instagram

Kendall i tha Devinit se ajo “dëshironte hapësirë ​​dhe kohë”, sipas burimit por shton se “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”. Megjithatë, mund të mos jetë një ndarje e përhershme, siç vë në dukje burimi i brendshëm pasi shpresojnë që të rikthehen.

Kendall Jenner dhe Devin Booker

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit