Kristen Stewart dhe e fejuara e saj, Dylan Meyer, janë gati të kenë një fëmijë. 33-vjeçarja ka qenë e ftuar në podcastin “Not Skinny But Not Fat” dhe ka përmendur procesin e ruajtjes së vezëve, të cilin ajo dhe partnerja e saj e kanë ndjekur. “Ne kemi bërë gjëra të tilla si ngrirja e vezëve. Pra, kur të duam, do të arrijmë ta marrim”-tha ndër të tjera ajo.
Nuk e di se si do të jetë familja ime, por nuk ka mundësi që të mos kem fëmijë. Dhe gjithashtu, së shpejti në një moment do të them “Dua të kem një fëmijë”.
Së fundmi, sa i përket pjesës së shtatzënisë, aktorja theksoi se:
Nuk kam frikë të mbetem shtatzënë. Nuk kam frikë të kem një fëmijë, por kam shumë frikë nga lindja.
Stewart dhe Meyer u bënë çift në gusht të 2019-ës, edhe pse për herë të parë u takuan në xhirimet e një filmi në vitin 2013. Në nëntor 2019, teksa shfaqej në ‘Howard Stern Show’, Stewart zbuloi se vetëm gjashtë vjet më vonë u takuan sërish në festën e ditëlindjes së një miku të përbashkët. Ajo tregoi gjithashtu se i kishte thënë ” Të dua ” vetëm dy javë pasi kishin nisur lidhjen, por edhe dëshirën e tyre për t’u martuar që në fillim.