Lajme

“Kemi nevojë për superluks”, Rama flet për investimet e dhëndrit të Trump në Sazan

By GAZETA SCANNER 1

July 09, 2024

Kryeministri Edi Rama ka folur për investimet e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në ishullin e Sazanit.

Për Financial Times, kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria ka nevojë për superluks, ashtu siç ka nevojë shkretëtira për ujë.

“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë tha se Shqipërisë projekti për investimin në Sazan iu është propozuar nga vetë dhëndri i ish-presidentit amerikan.

Kujtojmë se në muajin mars, Rama tha se Kushner ka bërë një kërkesë zyrtare për ishullin e Sazanit, që ai të investojë aty për ngritjen e një resorti turistik luksoz.