Lajme

“Kemi kundërshtuar vazhdimisht Gjykatën Speciale”, Qeriqi: I padrejtë gjykimi që po zhvillohet

By GAZETA SCANNER

December 09, 2024

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është deklaruar rreth akuzave të reja për ndikim mbi dëshmitarët, pasi tha se nuk e ka lexuar aktakuzën në tërësi. Ndaj Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut më 29 nëntor është ngritur aktakuzë e re, e cila është bërë publike më 6 dhjetor.

Xhevdet Qeriqi – OVL-UÇK ka deklaruar se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK] do të dalin herëdokur fitimtar, pavarësisht rrjedhjave të gjykimit special të bërë kohë pas kohe e me aktakuza të ndryshme.

“Aktakuza ndaj Thaqit dhe të tjerëve është vazhdimësi e kësaj Gjykate. Një përpjekje e saj për të deformuar të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK]. Prej fillimit, e kemi kundërshtuar dhe kemi qenë të bindur se është e padrejtë për neve. Sepse vet kam qenë pjesë e luftës dhe e di si ka shkuar rrjedhja e tyre. Ka qenë përpjekje e tyre fillimisht për akuza me trafikim organe, e kemi kundërshtuar fuqishëm, pasi që është vështirë me trafiku, pastaj ka vazhdu me akuza tjetër për krime luftes dhe nuk po arrin me dëshmu. Po përpiqet me çdokusht të njëllos luftën  e drejtë dhe të pastëxrt të UÇK-së. Shumica e prokurorëve kanë qenë pjesë e EULEX dhe UNMIK, dhe kanë punuar kohë të gjatë dhe kanë udhëheqë departamentin për krime lufte në Kosovë”, tha Qeriqi.

Qeriqi në “Debat Plus” tha se shumica e prokurorëve aktual në Gjykatën Speciale kanë qenë punëtor të UNMIK-ut e EULEX-it në Kosovë por që asnjëherë nuk kanë kryer hetime ndaj Serbisë për krimin e bërë gjatë luftës në Kosovë.

“Jemi dëshmitar të luftës. Aparati shtetëror I Serbisë ka kryer qindar masakra në Kosovë, ka djeg e burgos dhe gjithçka ka bërë. Këta prokuror nuk janë marrë për krime dhe me I hetu që I ka kryer Serbiaa në Kosovë. Kam qindar persona që kanë dëshmuar për masakra dhe kanë treguar tmerrin e atyre masakrave. Me çdo kusht janë mundu me u marrëme luftën e UÇK-së. Ky process, në momentin e fundit do të dalin fitimtar”, tha Qeriqi.