Lajme

Kelmendi: Rrena i ka këmbët e shkurtra, a ju kujtohet që MINT-i thoshte se nuk janë bërë përmirësimet?

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2023

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për shtyrje të ekzekutimit të vendimeve lidhur me rastin e Klan Kosovës.

Pas vendimit, ka ish-drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi. Ai tha se gjykata ka përgënjeshtruar MINT-in dhe disa zyrtarë të Vetëvendosjes, të cilët deklaronin se Klan Kosova nuk i ka bërë përmirësimet e nevojshme.

Kelmendi tha se ‘rrena i ka këmbët e shkurtra’.

Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr. “…” nr…., Pejë, Kosova”, ka shkruar Kelmendi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226879523226362&id=1000647440&mibextid=Nif5oz