Adriatik Kelmendi, ish-drejtor ekzekutiv i televizionit Klan Kosova, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila ka thënë se edhe 48 biznese “s’janë në rregull”.
Kelmendi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se vetëm medias ia publikuan, siç e quajti ai, fletërrufenë anëtarë, deputetë e qeveritarë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias i turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan… Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit”, ka shkruar Kelmendi.
I njëjti e ka akuzuar partinë në pushtet për angazhim të profileve të rreme në rrjete sociale për, siç tha ai, mos-lejim të shprehjes së mendimit të lirë.
Postimi i plotë:
48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias iu turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan… Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit. Pse gjithë ky panik? Pse gjithë kjo frikë? A e dini pse? Se Facebookun e Twitterin e kanë mbushur me profile të rreme për të mos e lejuar qytetarin e lirë ta shpreh mendimin e vetë. Me televizionet nuk po e gjejnë formulën ende. Për atë televizioni është armiku. Sot Klani, nesër të tjerët. Nuk kanë me e pa’ atë film! #Betejaemedias #rozetakuështëvaji
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226860460349802&id=1000647440&mibextid=Nif5oz