Lajme

KEK-u e fshehu avarinë, Shala i PDK-së e zbuloi (Video)

By GAZETA SCANNER 1

October 18, 2024

Në KEK tha që shkoi rastësisht, por nuk u prit si zakonisht.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, njëherësh edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, gjatë qëndrimit në Termocentralin Kosova A, u bë dëshmitar i një shpërthimi të një kazani të Korporatës Energjetike.

Sipas tij, kjo nuk do të bëhej fare publike po të mos kishte rastisur aty.

Por, menjëherë pas sinjalizimit për eksplodim që e bëri ai, reagoi KEK-u duke e konfirmuar çkyçjen e një njësie.

Ndërprerja e njësisë A4 sipas Shalës, do të shkaktoj shumë humbje në ekonominë e vendit.