Lajme

KEK del me komunikatë pas shpërthimit në Ibër: S’ka informacione të sakta për detajet e ngjarjes

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2024

Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me komunikatë për media, pas shpërthimit në kanalet e Ibër Lepencit.

KEK përmes njoftimit, ka bërë me dije se është në kontakt me të gjithë akterët relevantë.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Iber Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë IberLepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira.” – thuhet tutje.

KEK ka thënë se deri më tnai nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes.

“KEK shprehet se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës, por deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit.

Për çdo zhvillim të ri, të gjitha palët e interesuara do te informohen ne kohe optimale.” – thuhet tutje.