Rozë

Keisi reagon pas komenteve në rrjetet sociale

By GAZETA SCANNER 1

April 20, 2023

Keisi Medini ka bërë një reagim për të gjitha komentet dhe zërat që qarkullojnë për të, veçanërisht atyre për marrëdhënien me Lorenc Hasramën.

Përmes një postimi në Instastory, Keisi shprehet:

“Hodhët vrer mbi emrin tim, shpifët dhe gjykuat veprimet e mia, më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj dhe epitete, aq më tepër edhe “e lidhur”. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë, që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim, gjithashtu edhe naivitetin e tepruar. Unë prapë do të buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fortë se kurrë, por s’do të lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”.

Keisi ka qenë shpesh në qendër të kritikave për marrëdhënien e saj me Kristin dhe më pas, për lidhjen e pretenduar me Lorenc Hasramën, me të cilin, kishte pasur një flirt para përvojës së “BBVA”.