Shkruan: Ragip Gjoshi
AS(KUSH) NUK MUNDET TA DËNOI ZËRIN E LIRISË…!
“Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im…!” “…Dhe, para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!” (Hasan Prishtina)
KATËR VJET PADREJTËSI-NJËZET E PESË VJET PËRPJEKJE PËR RRËNIM TË THEMELEVE TË LIRISË E VENDIT…!
Spektaklet e arrestimeve të para katërvitesh janë ende të freskëta! Padrejtësht UÇK-ja dhe ish-kreu i saj po mbahen peng- të arrestuar… Sot katër vite më parë, pas një operacioni spektakular dhe tepër të panevojshëm të policëve të EULEX-it u fillua me arrestimin e Jakup Krasniqit,për t’ ia prerë udhën e shtetndërtimit u vijua me arrestimin e Hashim Thaçit ,Kadri Veselit,Rexhep Selimit…! Ata që asnjëherë,nuk ikën fronteve e përballjeve , asnjëherë nuk ikën nga sakrifica dhe drejtësia! Skenarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuarat të shkruara në qarqet më antishqiptare,filluar prej egërsisë së bastisjeve dhe mënyrave të arrestimeve të,zërit të lirisë,zërit më të artikuluar të Kosovës ,para syve të të gjithë shqiptarëve liridashës sollën pamjet e skenave të bandave të policisë kriminale serbe!
Jo veç bastisjet,por edhe sjelljet e Gjykatës speciale, të rënë në grackën e projekteve të qarqeve antishqiptare, me aktakuza të pabaza me dëshmitarë të fabrikuar, me zvarritjet dhe me shkeljet e lirive dhe të drejtave themelore të njerut shpërfaqin skenaret e filmave më të trishtë, dëshmohet se qëllimi është të krijojë shumë zhurmë,spektakle dramatike dhe hi,pluhur e mjegull pa asnjë nevojë dhe pa asnjë argument…! Ngjau i gjithë ky spektakël katërvjeçar që nga arrestimi me masa të tilla, qoftë procedurale, apo sigurie, përderisa luftëtarët e UÇK-së,të cilët, asnjëherë, nuk i kanë ikur drejtësisë.
Hashim Thaçi,Kadri Veseli,Jakup Krasniqi,Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa,Hysni Ngucati,Nasim Haradinaj mbajeni ballin lartë ,sepse në ju janë të sublimuara portretet e plota të atdhetarëve më të devotshëm …Ju keni bërë historinë, keni shkruar historinë dhe keni hyrë vetë në histori! Këto figura emblematike e UÇK-së, janë shembull i luftëtarëve të drejtë,atdhetarëve të devotshëm,drejtuesëve të luftës çlirimtare, intelektualëve dhe shqiptarëve që për lirinë e vendit do të shkriheshin në çdo thirrje të atdheut ! Si njëri ndër bashkëveprimtarët në fushën e arsimit dhe zhvillimet politike dhe si një bashkëluftëtar i tyre besoj fort, në luftën e drejtë të tyre, dhe se ata jo veç që me krenari e dije, botërisht, do të argumentojnë drejtësinë e pastërtinë e epokës më të lavdishme kombëtare, por do të kthehen faqebardhë! Nuk ka rast analogjik, si ky i krerëve të UÇK-së,,këtyre figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)…Ata janë rast unikat, duke mbajtur edhe postet më të larta gjatë luftës së UÇK-së, pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë, këta burra të Kosovës të shndërruar në sinonim të lirisë…Kudo,edhe në postet më të larta që këta burrshtetas e dalazotës të lirisë kishin edhe pas luftës në Parlament,në Qeverinë e Kosovës,apo si kryetar i Republikës së Kosovës,dhe detyra të tjera ia dolën ballhapur …. Krejt në fund, vlerësoi se fjala e urtë e popullit tonë po dëshmohet se, “…paqja nuk vendoset kur dhe pse duan delet, sepse ajo varet nga ujqërit! “Ujqërit që gjakosën popullin tonë ndër shekuj, kanë gjetur aleatë “ për vrasje “moderne” dhe delet (shqiptarët )kopeja e pa mbrojtje, vehet në përpjekjet për paqe ,e cila nuk ka asnjë kuptim me këtë shantazh e me këtë presion ! Po, a arrestohet, zëri i lirisë…?! Po a gërmihet në themelet e lirisë?!
UÇK KRYEVEPËR KOMBËTARE…
Kështjella e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës ,përjetësisht qëndron në këmbë,vetem mbi themelet e UÇK-së! Sepse: UÇK është Kryevepra kombëtare e fundshekullit XX..! Ushtria Çlirimtare e Kosovës( UÇK) kjo forcë politiko-ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës është shenjtëri…Pa Luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të ngadhnjenim mbi robërinë , pa UÇK- në nuk do të kishte Konferencë të Rambujesë,Pa UÇK- në nuk do të kishte as intervenim të NATO-s, pa UÇK-në nuk do të vinte liria, pa UÇK-në nuk do të kishte TMK , FSK e as Ushtri të Kosovës, pa UÇK-në nuk do të kishim Republikën e Kosovës e as Kushtetuten e saj,pa UÇK-në nuk do të kishim as institucionet e vendit as rindërtimin e tij…! UÇK- duhet të jetë kryetitull i Historisë sonë kombëtare dhe kryetregim në Librin e leximit…! UÇK është në themelet e shtetit të Kosovës!
UÇK është gurra dhe dielli i Lirisë së Kosovës! UÇK është krenari jona ndër shekuj! UÇK është në zemrat e çdo shqiptari përjetësisht! Kush e harron dhe injoron këtë lavdi e mallkoftë historia! Kush është në anën e kundërv të Historisë iu shoftë fara! Fort besoj se këta burra ishin dhe do të mbesin zëri i Kosovës dhe se ata dijnë më së miri ta mbrojnë luftën e UÇK-së të çiltër si loti!
Drenicë, më 4 nëntor 2024
https://www.facebook.com/share/p/1AZir4ReVs/